Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
Të gjitha detajet, çfarë dihet për ngjarjen që terrorizoi Tiranën
Pëlqej
Tentativa për grabitje në mini marketin e një ccifti bashkëshortësh në Kamëz që rezultoi me një të vdekur dhe një të plagosur ka tronditur kryeqytetin.

Ngjarja ndodhi në orën 21:20 në rrugën "OSBE" ku dy autorët kanë shfrytëzuar faktin që vëmendja ishte tek super ndeshja Bayern Munich - Real Madrid për të ekzekutuar planin e tyre për të grabitur mini marketin e bashkëshortëve Agim dhe Merita Buci, të cilët ndodheshin brenda në atë moment.

Dyshohet se dy grabitës me maska kanë hyrë në ambientet e marketit duke kërkuar paratë, por në rrethana ende të pasqaruara nga grupi hetimor, njëri prej tyre ka qëlluar fillimisht në drejtim të bashkëshortit, ku njëri prej plumbave ka kapur në këmbë edhe Meritën, mëson Albeu.com.

I ndodhur në gjendje të rëndë, 52 vjeccari Agim Buci nuk ia doli duke ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie gjendën në vendin e ngjarjes për të zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori