Të fiksuar pas "Doktorit të mrekullive"? Në jetën reale i lidhur me aktoren e njohur (FOTO LAJM)

"Doktori i Mrekullive" është kthyer në serialin më të ndjekur në TV Klan e që transmetohet çdo të shtunë e të diel në mbrëmje. Një sukses i tillë pritej duke qenë se në Turqi, ky serial ka thyer rekord shikueshmërie. Në qendër të serialit është Aliu, një djalë me autizëm që realizon ëndrrën e tij për t'u bërë doktor.

Por kush është Ali në jetën reale? Aktori që luan këtë rol quhet Taner Olmez, është 34 vjeç dhe ndonëse ka luajtur në shumë filma e seriale, vetëm "Doktori i Mrekullive" e bëri të njihej deri në Amerikë.

Taner Olmez përpos aktor, është edhe këngëtar, një talent të cilin e ushtron me shumë pasion dhe ka publikuar disa këngë.

jetën reale aktori është në një lidhje me aktoren e njohur Ece Çesmioglu.

Për rolin e tij si Ali, Taner Olmez ka treguar: "Pjesa më e vështirë ka qenë përgatitja. Kam takuar fëmijë me autizëm, kam hyrë në familjet e tyre dhe kam parë veprimet e tyre. Ka njerëz që më ndalojnë në rrugë dhe kërkojnë t'i vizitoj. Me origjinë jam nga Dersimi. Kam patur një fëmijëri të lumtur. Në verë punoja në një dyqan ushqimesh ndërsa në dimër kthehesha në Stamboll dhe jetoja me gjyshen për të vazhduar shkollën. Gjyshja më ka mbrojtur, e quaja mami. Kam mbaruar Shkollën e Arteve dhe më pas kam punuar në teatër për disa vite. Këngën e kam trashëgim nga familja pasi dikur mblidheshim dhe këndonim të gjithë së bashku. Kam një të dashur, ajo është aktore, quhet Ece Çesmioglu. Jemi bashkë prej 4 vitesh"./xing.al
Shtuar më 25/11/2020, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori