Të fiksuar pas kirurgjisë plastike, për çfarë shpenzojnë më shumë shqiptarët
Klinikat e kirurgjisë plastike pothuajse kanë dyfishuar të ardhurat gjatë vitit 2016 në raport me 2015-n.

Vitin e kaluar, pesë prej tyre qarkulluan mbi 2 milionë dollarë, me zgjerim vjetor në total prej 80%. Rritja e kërkesës në treg për shërbime të kësaj natyre ka nxitur edhe shtimin e numrit të bizneseve në këtë sektor.

Si po kthehet kompleksi shqiptar i hundës në një biznes milionash, ndërsa po rritet kredia konsumatore për ndërhyrje plastike. Problem mbetet i lartë informaliteti dhe risku i salloneve të paspecializuar që kryejnë procedura të vogla

Të gjithëve na ka qëlluar të përballemi me “sfidën” e një fotoje të përsosur. Kërkojmë këndin më të mirë, ndriçimin më të mirë, dhe sigurisht kemi një profil të fytyrës që na duket se del gjithmonë më bukur se tjetra.

Pas 1 milion tentativave ia dalim të zgjedhim një. Edhe pse kemi bërë më të mirën, sërish gjejmë gjëra për të korrigjuar, por disa zgjedhin ta lënë këtë vetëm me mendime dhe të kërkojnë ndihmë tek aplikacionet e telefonit apo filtrat, të tjerë kërkojnë ndihmën e një kirurgu plastik.

Në Tiranë, sot oferta është e bollshme për nga numri i klinikave dhe spitaleve që i ofrojnë këto ndërhyrje. Kjo nis nga spitali shtetëror, në këtë rast Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza” deri te spitalet private, klinikat më të vogla të orientuara vetëm tek ndërhyrjet plastike e në fund te disa sallone që, në mënyrë formale apo informale, bëjnë korrigjime sidomos te fryrja e buzëve.

Pavarësisht kësaj oferte duket se numri i këtyre klinikave vazhdon të rritet dita-ditës si kërpudhat pas shiut, e nxitur nga kërkesa e lartë. Shumica e tyre operojnë si persona fizikë, duke u regjistruar në emrin e mjekut kyç që kryen edhe ndërhyrjet.
Të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në bilancet zyrtare të deklaruara nga klinikat kryesore estetike tregojnë për një rritje të ndjeshme të të ardhurave të tyre përgjatë 2016-s. Xhiro e 5 klinikave kryesore rezulton të jetë rritur me rreth 80% me bazë vjetore. /Monitor/
Shtuar më 26/08/2017, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori