Kuvendi voton të enjten për shkarkimin e Metës
Pas hedhjes së idesë për shkarkimin e presidentit Meta, është mbledhur konferenca e kryetarëve të cilët kanë vendosur se në seancën plenare të së enjtes do të diskutohet për 5 orë lidhur me këtë.

Ky vendim është marrë në Konferencën e Kryetarëve me dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës së re parlamentare.

Dekreti i Presidentit do të jetë pika e parë e rendit të ditës dhe koha do të ndahet në mënyrë proporcionale.

kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Shtuar më 11/06/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori