Njeriu më i pasur i vendit më të varfër në botë

Me një popullsi prej 16 milionë banorësh, Malawi është një vend pa dalje në det në rajonin juglindor të kontinentit afrikan.

Ai konsiderohet nga të gjithë indekset ndërkombëtare si vendi më i varfër në botë me një GDP 226 dollarë për frymë.

Por si është të jesh njeriu më i pasur në vendin më të varfër të planetit? Ky është Shepherd Bushirin, një televangjelist, pronar mediash dhe pronar tokash bujqësore.

Profeti i vetëshpallur vlerësohet të ketë një vlerë neto prej 150 milionë dollarësh, në një kohë kur bashkatdhetarët e tij do të duhej të jetonin gati 6 milionë vjet për të fituar atë sasi parash.

Profeti, i cili përmendet si “Majori 1” i Papës në ciklet e krishtera, bleu tre avionë brenda dy viteve.

Pasi bleu avionin e tretë një “Gulf Stream III” me vlerë 37 milionë dollarë më 6 janar, ai tha për shtypin: “Unë jam një njeri i Zotit. Besoj se duhet të jetoj duke dhënë shembull. Unë mësoj fjalën që forcon besimin e të gjithëve. Unë mund t’i bëj të gjitha gjërat me anë të Krishtit që më forcon…”

Megjithatë, duket se “Profeti” e ka humbur pasazhin në Bibël ku thuhet se të pasurit duhet ta ndajnë pasurinë e tyre dhe të ndjekin Atë.