Të dielën u martuan e sot helmuan veten, dalin fotot e çiftit në Librazhd

Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i çiftit të sapomartuar në Librazhd. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhyrë.

Abcnews.al mëson se dy të rinjtë Olsian Hajdari 27 vjeç dhe Rezarta Hajdari 19 vjeçe janë dërguar të helmuar në spital.

Për fat të keq vajza ka ndërruar jetë, ndërsa 27 vjeçari është në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.

Mësohet se të rinjtë ishin martuar këtë të dielë, ndërsa janë të paqarta rrethanat e helmimit.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Elbasanit.

“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Elbasanit.
Shtuar më 13/12/2019, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori