Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me
shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre personave banues në Tiranë të
dënuar për vepra të ndryshme
penale.
Shtetasit e meposhtem duhet t’u përgjigjen me
shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
F. L., banues në Tiranë, i
dënuar për
veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;
F. K., banues në Tiranë, i
dënuar për
veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;
E. M., banues në Tiranë, i
dënuar për
veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi
OFL, 24 nëntor
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të
dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me
shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
F. L., banues në Tiranë, i
dënuar për
veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;
F. K., banues në Tiranë, i
dënuar për
veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;
E. M., banues në Tiranë, i
dënuar për
veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me
shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 13:09