Fundi i “Ballkanit të Hapur”, Balla: Nismë e suksesshme, ndihmoi prodhuesit shqiptarë

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla foli sot jashtë Kuvendit për fundin e nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Balla tha se misioni i “Ballkanit të Hapur” për lëvizje të lirë është mbyllur me sukses, ndërsa shtoi se tani është koha që BE të vijojë procesin.

Ai tha se nisma e ka mbyllur misionin sepse ka ndihmuar prodhuesit shqiptar të mos kenë pengesa burokratike në kufi.

“Ballkani i Hapur është instrumenti më i mirë i implementimit në terren të Procesit të Berlinit. BE ka në themel lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitaleve. E ka mbyllur misionin e vetë sepse ka ndihmuar prodhuesit shqiptar të mos kenë pengesa burokratike në kufi. Kur arritëm lëvizje të lirë kemi arritur 3 dimensione themelore të asaj që ne synojmë të bëhemi. Tani që arriti suksesin, i takon BE-së të vijojë procesin.”- tha Balla.