Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona me qëllim
ekstradimin drejt Italisë.
Konkretisht shtetasi Ilir Plaku, 55 vjeç, rezulton i
dënuar në vitin 2014 në
Itali me mbi 5 vjet
burg pasi akuzohej për “Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Rezistencë ndaj punonjësit publik.
I kapuri i dytë është Braniol Liço (Ago), 45 vjeç, i
dënuar në vitin 2016 në
Itali me mbi 7 vjet
burg për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.
Autoritetet po vijojnë procedurat për
ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 10:04