Të dënuar me 25 vite burg për vrasje, kush janë 3 emrat e shumëkërkuar nga policia (FOTO LAJM)

Policia ka nxjerrë sot emrat e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim për vrasje.

Dritan(Gramos) Rexhepi, Bledar Mneri dhe Gazment Nebiu rezultojnë të dënuar me 25 vite burg.

Njoftimi i policisë

Tre personat e tjerë të kërkuar për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Dritan(Gramos) Rexhepi

Në datën 6 janar 1999, në Krujë, shtetasi Dritan Rexhepi ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Bledar Mneri

Në datën 30.11.2015, në Tiranë, shtetasi Bledar Mneri ka vrarë shtetasin V. B. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur dënimin me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim" dhe "Armëmbajtja pa leje”.

Gazment Nebiu

Ky shtetas ka qenë pjesëtar i bandësarmatosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandësarmatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandësarmatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandësarmatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandësarmatosur”.
Shtuar më 01/03/2020, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori