Të burgosurit shqiptarë, arratisje spektakolare nga burgu zvicerian
Një arratisje spektakolare është regjistruar në burgun Bois-Mernet, i Lozanës, në Zvicër ku dy shqiptare dhe tre të burgosur të tjerë kanë arritur të arratisen nga burgu.

Ikja ka ndodhur gjatë kohës së shëtitjes së të burgosurve në oborrin e burgut. Sipas Albinfo.ch tre persona nga jashtë janë ngjitur me një shkallë metalike në rrethojat e burgut dhe u kanë hedhur pjesëtarëve të grupit një thes ku kishte mjete si një imitim të revoles, një shishe me lotsjellës dhe një vegël për prerje të metalit. Me këto mjete pesë të burgosurit kanë kërcënuar të burgosurit e tjerë dhe gardianët, duke i neutralizuar këta të fundit. Pasi kanë prerë një pjesë të rrethojës prej teli, ata kanë kapërcyer murin e jashtëm. Vetëm njëri prej tyre nuk ka mundur të ikte pasi e kanë kapur gardianët.

Pas alarmit, Policia e Kantonit të Vaudit ka mobilizuar një numër të madh pjesëtarësh të saj të cilët janë vënë në kërkim të të arratisurve. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori