Të akuzuar për eliminim në Itali, kush janë vëllezërit Kaçorri që OFL-ja i dërgoi sot kerkesën
Forca e Ligjit dërgoi sot kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, tre personave që janë subjekt i këtij ligji.

- E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

- A. K., me banim në Tiranë, i dënuarItali për vrasje;

- V. K., me banim në Tiranë, i dënuarItali për vrasje dhe trafik armësh;

Emri i parë që u bë publik ishte ai i Ervis Martinajt, ndërkohë që dy të tjerët janë Arben dhe Valentino Kaçorri.

Vëllezërit akuzohen për vrasjeItali, armëmbajtje pa leje dhe trafik armësh.

Bëhet fjalë për vrasje në 23 shtator të vitit 2004, gjykimi i të cilës zgjati për një kohë të gjatë në Gjykatën italiane. /albeu.com/


Shtuar më 19/02/2020, ora 13:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori