E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
‘Tayota Yaris’, Basha: I gatshëm të bashkëpunoj në hetimin belg
Autoritetet belge kanë kërkuar nga prokuroria shqiptare që të marrin në pyetje liderin e opozitës Lulzim Basha në lidhje me kapjen e “Toyota Yaris” vitin e kaluar, ku në brendësi të makinës u gjet një sasi e konsiderueshme parash, rreth 3.4 mln euro.

Pak ditë para se të kapej sasia e parave, Basha e deklaroi në parlamentin shqiptar ngjarjen, madje duke përfshirë në çështje dhe deputetin e PS-së Taulant Balla.

Prokuroria belge, e cila gjithashtu po e heton rastin, ka kërkuar nga pala shqiptare që të pyesë Bashën në lidhje me këtë çështje. Nga ana tjetër, lideri i demokratëve është shprehur se është i gatshëm që të kontribuojë në mënyrë të plotë në hetimin e autoriteteve belge.
Shtuar më 11/06/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori