Taulant Balla zbulon autorin e audiopërgjimit të Agron Xhafajt
Pëlqej
Partia Demokratike publikoi vetëm pak ditë më parë audiopërgjimin që përfshinte vëllain e ministritBrendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj me trafikantë droge.

Sipas Taulant Ballës, autori i këtij audiopërjimi është pikërisht vetë kryeatri i PD-së Lulzim Basha.

“Ka pasur raste kur lufta politke mes krahëve politikë kundërshtarë ka shkuar edhe në ekstremet më të mëdha të një konflikti politik, por asnjëherë deri më sot s’ishte parë dhe jo vetëm këtu në Shqiperi që një parti politike të humbiste kaq rëndë arsyen sa të përfshihej në një skemë mirëfilltë kriminale mafioze.

Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale apo të intrigantëve të ndryshëm, kishin shqetësuar interesin legjitim të PD për të gjetur dhe denoncuar faktet nga më të ndryshmet që ndikojnë për keq në imazhin e qeverisë.

Duke menduar se naiviteti i lidershipit të PD ka bërë që kjo parti të përfshihet në një skemë të pastër të shantazhit kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit ajo që ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të minstrit të Brendshëm është treguesi i shnderrimit të një partie politike në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesve të tyre dhe sot për fatin e keq të të gjihëve ne rezulton se Lulzim Basha ëhstë autori, regjizori dhe aktori i videopërgjimit të montuar me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmmarrjen e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave”, tha Balla ne nje dalje per mediat nga Kuvendi i Shqiperise. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori