E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Tatimet zbarkojnë në Gjirin e Lalzit, ministrja jep mesazhin e rëndësishëm
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ishte në Gjirin e Lalzit ditën e sotme në kuadër të aksionit anti-informalitet që është ndërmarrë në javën e fundit në të gjithë vendin pas deklaratave të forta të kryeministrit Edi Rama në prezantimin e drejtoreshës së re të Tatimeve. Denaj informoi se janë evidentuar disa sektorë, të cilët paraqesin një risk potencial të evazionit fiskal, si dhe në mos regjistrimin e punonjësve, ndërsa u bëri thirrje që të mos e sfidojnë shtetin.

"Ju duhet të respektoni rregullat. Nëse inspektimi ka konstatuar shkelje ju keni të drejtë të ankoheni dhe të penalizojmë këdo që ka shkelur ligjin edhe nga ana jonë. Ne duhet të mendojmë si të bashkëpunojmë dhe jo si të jemi armiq. Ejani të ulemi dhe të flasim. Nëse ka denoncim, si në Gjirokastër, pas denoncimit të dy punonjësve që kërkuan para janë pezulluar. Jemi angazhuar në një plan operacional shumë dimensional. Pavarësisht akuzave, kjo është luftë për mbështetje të biznesit të ndershëm.

Regjistroni cdo aset si kasa fiskale për të dhënë kuponin. Edhe për punonjësit, duhet ta marrin rrogën në llogari. Të vendosësh shirit nuk është aspak e këndshme në mes të sezonit është e dhimbshme, por është e nevojshme për të përcaktuar që biznesi duhet të ece drejt ligjshmërisë. Është e nevojshme që të themi se kur ka shkelje do të ketë edhe masa.
Shtuar më 18/07/2019, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori