Makina e policit përplaset me çiftin e italianëve në aksin Kardhiq-Delvinë (FOTO)

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë në Vergo.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Në njërën prej makinave udhëtonte një punonjës i Policisë Kufitare dhe në automjetin tjetër një çift italian.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet materiale në të 2 automjetet janë të konsiderueshme.

/Albeu.com/ 


Shtuar 6.09.2023 10:40

Tags: