'Taramelja' merr surprizën më të bukur për ditëlindje në mes të emisionit (VIDEO)
Vogëlushi pjesëmarrës në edicionin e dytë të emisionit "Në Kurthin e Piter Pan", Xheison Bafti, është kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave dhe i ka bërë të gjithë për vete me pyetjet e sinqerta dhe të folurën e tij, pasi s'mund të shqiptojë dot shkronjën "k".

Pasi u shpreh se "Janë shumë të mira taramelet, se çotollatat të prishin dhëmbët", Xheisonit i ngeli nofka "Taramelja" e Piter Panit.

Së fundmi, ai ka mbushur plot 8-vjeç dhe është surprizuar në mes të emisionit nga familja dhe shokët e shoqet në "Kurthin e Piter Pan".

Pasi fëmijët e kanë ngritur peshë duke e uruar, i vogli është surprizuar me një tortë ditëlindjeje me numrin 8 dhe pasi ka menduar dëshirën, ai ka fryrë i lumtur qiririn, siç mund ta shihni në videon e mësiperme.
Shtuar më 25/03/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori