Si ndryshon renditja në Serie A pas dënimit për Juventusin

Gjykata Federale e Apelit ka marrë vendimin përfundimtar për çështjen e problemeve me balancat te Juventusi. Për këtë arsye, bardhezinjtë dënohen me 10 pikë në klasifikim.

Pas këtij vendimi bardhezinjtë zbresin në rënditje, duke dalë jashtë zonave europiane.

Nga vendimi i sotëm përfiton Milani i cili ngjitet në vendin e katërt. Kujtojmë që në fundjavë Milani do të luajë në “Allianz Stadium” përballë Juventusit, një ndeshje e cila mund të konsideohet si finale, për skuadrën që kualifikohet në Champions League për sezonin e ardhshëm.


Shtuar 22.05.2023 20:54