Tanket pushtojnë qytetin grek, alarmohen banorët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Qytetarët e Kavallas në Greqi janë çuditur pasi kanë hapur sytë në mëngjes kur kanë parë se rrugët ishin pushtuar nga tanket.

Përmes ankthit të fillimit të ndonjë lufte dhe kuriozitetit, ata i janë afruar mjeteve ushtarake duke pyetur se çfarë po ndodhte, shkruan Albeu.com.

Në fakt nuk ishte as gjendje lufte dhe as ndonjë rrezik tjetër, përveç faktit se divizioni i tankeve në atë zonë kishte dashur të surprizonte qytetarët me nxjerrjen e disa tankeve në qytet.

Bëhet fjalë për tanket "Leopard" të prodhimit gjerman, të cilat përdoren nga Greqia. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori