E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Tanket dhe raketat ruse mbërrijnë kufi, Ukraina bëhet gati për luftë (FOTO LAJM)

Rusia dhe Ukraina janë duke shkuar çdo ditë edhe më tepër në drejtim të një konflikti të drejtpërdrejt ushtarak duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Në një deklaratë të fundit, presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se shërbimet sekrete kanë konstatuar qindra tanke ruse në kufirin mes dy vendeve, ndërsa sistemt anti-raketore të Putinit janë instaluar tashmë në kufi, shkruan Albeu.com.

"Tanket janë 18 kilometra larg kufirit tonë", shprehet Poroshenko, ndërkohë që ka ndaluar hyrjen në Ukrainë të të gjithë shtetasve rusë nga 16 deri në 60 vjeç.

Ukraina ka shpallur ligjin ushtarak në disa zona të vendit duke u bërë kështu gati që të mbrohen nga Rusia, e cila i kërcënon që prej vitit 2014 pas aneksimit të Krimesë. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2018, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori