Masakra me një të vrarë dhe 5 të plagosur, flet xhaxhai i Fatjon Muratit: Nuk kam asnjë konflikt

Sahit Murati, njëri nga personat që mbeti i plagosur në ngjarjen e “Don Boskos” në Tiranë, është marë në pyetje nga oficerët e policisë kriminale, duke treguar se nuk kishte mundur të shikonte asgjë identifikuese nga silueta e dy personave që qëlluan drejt lokalit ku ndodhej.

I dëmtuari që dyshohet nga policia se ishte objektivi i këtij atentati, sipas Ora News ka rrëfyer se ndodhej në lokal dhe teksa po shikonte një ndeshje futbolli, ka dëgjuar krisma të forta dhe thyerjen e xhamave.

Murati, ka rëfyer se është shtrirë në dyshime, duke mos pasur asnjë mundësi të shikonte personat që qëlluan por edhe të reagonte karshi tyre.

Xhaxhai i Fatjon Muratit, ka pohuar para policisë se ai dhe familja e tij nuk kanë asnjë konflikt me persona të ndryshëm dhe për shkak të kësaj situate, nuk ishte në gjëndje të tregonte emrin e një personi konkret, që ka kryer goditjen me armë.

vijon