“Hajde se Qaniu qëlloi dikë”, flet për herë të parë gruaja e autorit që plagosi punonjësin e IMT-së

Gruaja e Qani Muçës, 55-vjeçarit që plagosi punonjësin e IMT-së, ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen.

Në dosjen e prokurorisë Sose Muça ka folur rreth krimit në fjalë dhe ka treguar se si e ka marrë vesh ngjarjen e rëndë.

Ajo u shpreh se nuk ishte në banesë kur ndodhi krimi dhe shtoi gjithashtu se nuk ishte në dijeni që burri i saj dispononte armë.

“Rreth orës 17:00 kam qenë te halla e burrit që është pranë banesës tonë. Në banesë erdhi halla tjetër e burrit dhe tha se burri im Qani kishte qëlluar me armë një punonjës të policisë. Kam dalë me vajzën e vogël nga banesa dhe i jam drejtuar shtëpisë që ishte prishur. U afrova por ishte e rrethuar me policë dhe pastaj patrulla e policisë më ka shoqëruar në komisariat. Nuk e dija që burri kishte arme. Nuk e kam parë kurrë me armë dhe nuk e di se ku e ka gjetur Qaniu”, është shprehur e shoqja e Qani Muçës.

Kujtojmë se ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave ndërsa ndaj tij rëndojnë dy akuza, “vrasje ndaj funksionareve publike”, mbetur ne tentative dhe “armëmbajtje pa leje”./albeu.com/