Taksisti shqiptar vjedh dhe plagos me armë dy të huaj
Dy shtetas të huaj dyshohet se janë plagosur me armë zjarri nga shoferi i një taksie në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Prishtinë, derisa dy shtetasit e huaj kanë raportuar në Policinë e Kosovës se shoferi i një taksie ua ka grabitur telefonat dhe i ka plagosur me armë zjarri

Policia ka njoftuar se të huajt janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë policia është duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Shtuar më 25/10/2020, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori