"Taksë kush hyn në Tiranë", çfarë do bëhet me çmendurinë e Veliajt
Duket se Veliaj nuk ka mbaruar akoma së shtuari taksa për banorët dhe as duke rritur ato aktualet. Ditën e djeshme i ftuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ai hodhi idenë që kryeqyteti të ketë një taksë të shtuar.

Por sai do të ndodhë kjo gjë?

Kryebashkiaku Veliaj tashmë propozon që tu vihet taksë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk janë banorë të kryeqytetit, por që vijnë edhe qoftë një ditë në Tiranë.

Veliaj ka deklaruar se do të propozojë një ligj të posaçëm për Tiranën.

"Të gjithë vijnë në Tiranë, duhet të themi që shërbimet që ofron Tirana si kryeseli e institucioneve ka një kosto dhe nuk llogaritet dot për banorë, por për përdorues’, tha Erion Veliaj, duke paralajmëruar vendosjen e taksave për qytetarët që futen në Tiranë, të cilët nuk janë banorë të regjistruar në kryeqytet." /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2019, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori