Takoi doktorin e infektuar me koronavirus, vetëkarantinohet Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është vetëkarantinuar, pasi ditën e djeshme ka takuar një prej doktorëve të prekur nga koronavirusi, ka njoftuar zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

Në Gjermani nga nesër e tutje, qytetarët do të lejohen të shkojnë te doktori apo në farmaci madje mund të dalin edhe për punë, apo nëpër dyqane por me një kusht që shëtitjet dhe sporti do të jenë individuale, dhe jo të shoqëruara në grup.

Për njerëzit familjarë lejohet të jenë bashkë, por nuk lejohet të takohen me të tjerë që mund të hasin rrugëve.

Të gjitha këto masa shtrënguese u deklaruan sot nga kancelarja Merkel një konferencë telefonike.
Shtuar më 23/03/2020, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori