Tahiri sulmon Xhafajn: Ka ministra që nuk mbajtën përgjegjësi për vëllezërit trafikantë
Gjatë fjalës së tij të fundit para gjykatës së krimeve të rënda këtë të enjte, Saimir Tahiri nuk është kursyer në akuza e ironi në adresë të Fatmir Xhafajt, pasardhësit të tij në Ministrinë e Brendshme.

Tahiri e ka thumbuar drejtpërdrejt Xhafajn, duke thënë se ka “Ministra” që s’kanë mbajtur përgjegjësi për vëllezërit e tyre trafikantë”.

Në lidhje me akuzën e prokurorisë për lidhje me grupin e Habilajve, Tahiri ka mohuar përfshirje në trafikun e drogës, duke thënë se kërkojnë të shpallin fajtor vetëm sepse ai u ka shitur një makinë.

“Unë mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën. Jam këtu i pandehur vetëm se shita një makinë. Ditën që ju më akuzoni se kam qenë me Habilajt, kam qenë në drekë me Ramën në Bruksel. Edhe të isha Saimir Habilaj, s’do të më dënonit për vëllezërit. Ka ministra që s’mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre trafikantë. Mua më kërkoni llogari për një makinë. Unë ia kam kushtuar jetën time ministrisë së Brendshme.”-është shprehur Tahiri.
Shtuar më 19/09/2019, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori