Tahiri sot në 11:30 para mediave: Do shpjegoj të vërtetën time
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri lajmëroi se sot, në datë 21 shtator, në orën 11:30, në një dalje për mediat do të shpjegojë të vërtetën e tij.

“Neser ne 11.30 shihemi live ketu, per te shpjeguar te verteten time, deri ne kete stacion te pare”, shkroi të premten Tahiri në facebook.

Më 19 shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi ish-ministrin me 5 vite burg, dënim i cili do të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Ai u shpall fajtor vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndaj ish ministrit kanë rënë te gjitha akuzat për “trafik droge” dhe “bashkëpunim ne grup te strukturuar kriminal”, por vetë Tahiri kur doli nga gjykata edhe pse u duk i çliruar, e cilësoi verdiktin e gjykatës qesharak duke mos e kursyer edhe ironinë teksa përsëriti pafajësinë e tij.
Shtuar më 21/09/2019, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori