Tahiri rikthehet i buzëqeshur në shtëpi, pritet me përqafime (VIDEO)
Simpatizantë të PS-së, por jo vetëm janë mbledhur përpara shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Mesa duket ata kanë shkuar aty, në mbështetje të Tahirit duke qenë se ky i fundit pritet të arrestohet shumë shpejt.

Ish-ministri është kthyer në banesë ku është takuar me simpatizantë të tij që e presin poshtë shtëpisë.

Ai ishte larguar nga banesa vetëm pak orë më parë. Teksa është kthyer në shtëpi, ai dukej i buzëqeshur duke takuar simpatizantët që e prisnin.

Ata kanë shkuar aty, në mbështetje të ish-ministri. Për këtë të fundit Prokuroria për Krime të Rënda, ka depozituar në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të tij si deputet. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 19:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori