Tahiri nuk përmbahet, ofendon disa herë gazetarin në studio
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shpërthyer keq sot nga telefoni për studion e opinion, pasi gazetari Basir Collaku tha se kishte dokumente që vërtetonin lëvizjen e Tahirit me Habilajt.

Saimir Tahiri: Kjo e gjitha është një maskardë. Një proces i komanduar politik, kaq e thjeshtë. Në këtë histori, nuk ka një provë prokurorie që Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë, për një vepër penale unë sot nuk e kam. Unë kam zgjedhur t’i bie gjërave drejt dhe ballit si e meriton. Unë kam vendosur të jem ky që jam.

Janë disa letër porosi që nuk thuhet se Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë. Kam udhëtuar me skaf me familjen time e do udhëtoj sa të më dojë qejfi. Do ta bëjë e nuk kam kryer vepër penale. Unë di ca kam bërë vetë dhe di që kam qenë ministër dhe jam sjellë në mënyrë shembullore. Kam udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do e bëjë të njëjtën gjë. Ai Basir është një kokërr idoti.

Blendi Fevziu: Kjo nuk është etike zoti Tahiri

Saimir Tahiri: Ai gënjejnë publikisht mo. Gruaja ime, babai im nuk kanë vulën. Le ti nxjerrin dhe një herë letrat. I kanë dhënë faqet gabim atij Fevzi. Thuaji atij injorantit ore… Ti thuash idiot nuk është fyerje për të. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 23:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori