"Tahiri fshiu pamjet e kamerave në zyrë, e tregojnë më zi se Xhelili"
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar padinë e ngritur nga ana e Saimir Tahirit në prokurori pasi ky i fundit kishte gjetur përgjues në zyrën e tij.

Berisha shkruan se Tahiri ka fshirë filmimet e regjistruara në studoin e tij.

Ish kreu i qeverisë i bën thirrje prokurorisë të rikuperojë pamjet dhe të shfaqin fytyrën e vërtetë të ministrit të Brendshëm.

Statusi i Berishës

Oficeri dixhital informon:

-Saje qorri dregoi sot ne prokurori pasi per 1 jave rrjesht fshiu dhe manipuloi te gjithe videot e rregjistruara ne "Çimken" qe i kishin vendosur ne zyre. Me kete rast i bej thirrje prokurorit te pergjithshem te kontraktoje per ekspertize kompanine me te fuqishme te fushes per te rikuperuar te gjithe pamjet e regjistruara ne zyren e Saje qorrit, te cilat do t'u provonje shqiptareve serine e skandaleve ne zyren e tij, disa prej te cilave sipas oficerit dixhital jane aq te felliqura saqe Xhelili i bashkise duket lule ne krahasim me histerikun e ministrise! sb /Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori