Berisha “nxjerr” Bashën nga iPad-i: E kanë marrë peng (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë replikave në Kuvend me deputetin demokrat, Ervin Salianji, ka nxjerrë edhe një video të Lulzim Bashës.

Berisha nxorri videon e pak viteve më parë, ku Basha shprehej se vettingu është një projekt mafioz e korruptiv.

Berisha shtoi gjithashtu se opozita e vërtetë shqiptare është PD dhe jo Basha me deputetët rreth tij.

“Ligjet e vettingut u votuan pa miratimin e PD-së siç kishim rënë dakord më herët. Ju ju kanë marrë peng”, tha Berisha./albeu.com/