Tahiri sqaron lidhjen me Habilajt: Nuk i njoh fare
Saimir Tahiri është duke dhënë intervistën në Opinion.

Ai gjendet në gjendje të rënduar emocionale, ndërkohë që në minutat e para ka thënë vetëm se i duket anormale që një ministër i Brendshëm të ishte në burg me ata që ka arrestuar.

Saimiri ka thënë se marrëdhënien familjare me Habilajt e konsideron të papërfillshme dhe se lidhja mes tyre është e rangut të dhjetë.

Ai tha se nuk i njeh fare dhe se madje edhe në festat familjare kanë qenë së bashku por nuk kanë shkëmbyer ndonjëherë as fjalën.

Ai tregoi se nuk ka ngrënë kurrë darka apo dreka me Habiljat, pasi marrëdhënia me ta nuk ka ekzistuar kurrë.

E vetmja gjë që Tahiri pranon se ka bërë gabim është shitja e makinës, me cmimin real sipas tij.

Ai tha se kalimi i pronësisë nuk është bërë dhe se për këtë i ka kërkuar ndjesë publikut. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 21:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori