Tabaku: Rama po lë peshqesh të njejtat detyrime që tha se do i bënte zero
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është shprehur se qeveria Rama po u lë “peshqesh” qytetarëve të njëjtën shumë detyrimesh të prapambetura, për të cilën premtuan se do ta zero.

Tabaku shkruan në facebook se megjithëse qeveria mori kredi dhe rriti borxhin, detyrimet kanë mbetur të njejtat.

"Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon. Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë çdo gjë për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i sëmurë nga pangopësia dhe korrupsioni", shkruan Tabaku.

Postimi i plotë

Erdhën në pushtet me premtimin se do zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Morën kredi dhe rritën borxhin publik me premtimin se do të zerojnë “Detyrimet e prapambetura”.

Burgosën qytetarë sepse nuk kishin paguar detyrimet karshi shtetit ndërkohë që nuk paguajnë detyrimet ndaj të tretëve.

Gënjyen, mashtruan dhe plaçkitën buxhetin e qytetarëve duke u lënë peshqesh të njëjtën shumë të detyrimeve të prapambetura që vetë u zotuan se do ta zerojnë.

Rriten borxhin e fshehur pa bërë asnjë km rrugë, pa ndërtuar një shkollë të re, dhanë çdo gjë me koncesion e PPP.

Detyrimet e prapambetura sot janë 72.3 mld lekë (620 mln euro) dhe janë kosto në kurriz të shqiptarëve që paguajnë taksat më të larta në rajon dhe kanë konsumin e ulët në rajon. Janë litar në qafë për familjarët që po shpenzojnë çdo gjë për t’u shëruar nga coronavirus ndërsa shteti është i sëmurë nga pangopësia dhe korrupsioni.

Më 25 Prill gënjeshtarëve do t’i tregohet vendi nga shqiptarët taksat e të cilëve u vodhën dhe keqpërdorën sa në PPP aq edhe në tendera.
Shtuar më 24/11/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori