Tabaku për LSI-në: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, ka folur ditën e sotme për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend, si dhe për programin që ka PD për integrimin e Shqipërisë në BE.

Tabaku nuk u kursye kur tha se Rama ka dështuar në menaxhimin e krizës së covid-19, si dhe me procesin e vaksinimit.

-Si i keni marrëdhëniet me LSI?

PD është në krye të koalicion opozitar dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë aleatët, duke përfshirë edhe LSI. Nuk ka asgjë opozita, është e gjithë përballë një të keqe të madhe, që është Edi Rama-tha Tabaku në News24.

Shtuar më 18/02/2021, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori