“E bardha” në tollumbace, dështon plani “djallëzor” në Kukës (FOTO LAJM)

Policia e burgjeve në Kukës ka kapur lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, gjatë kontrolleve fizike të kryera ndaj një shtetaseje 9-vjecare.

Bëhet e ditur se lënda narkotike i është gjetur vajzës gjatë kontrollit fizik që bëhet mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës.

Bëhet fjalë për një sasi pluhuri të bardhë rreth 50 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike e cila u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit me iniciale G.I.

Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria./albeu.com/