I vihet tritoli një banese në Durrës
“Surreale”, Dua Lipa arrin një tjetër sukses për tu duartrokitur (FOTO LAJM)

2019-ta s’mund të niste më mbarë për Dua Lipa-n. Këngëtarja, pak ditë më parë fitoi plot 2 çmime Grammy duke u kthyer kështu në një divë të vërtetë. Si e tillë, padyshim që duhej të kishte statujën e saj prej dylliMadame Tussaud’s në Londër.

Dua Lipa prej dylli ishte identike me atë të vërtetën dhe këtë na e tregoi vetë këngëtarja teksa pozonte pranë vetes së saj.

Orë më parë, Dua postoi një sërë fotosh pranë statujës, duke na treguar se gjithçka po ndodh aktualisht me jetën e saj është një ëndërr e kthyer në realitet.

“Dje vizitova figurën time prej dylli tek Madame Tussaud’s në Londër. Më dukej si një shaka derisa e pashë vetë. Është surreale. Faleminderit të gjithë fansave që e ndanë këtë moment me mua.”- shkruan ajo e cila kujdeset herë pas herë të kthehet tek rrënjët shkruan anabel.

Nëse në 2019-ën Dua ka një statujë të sajën, në 2004-ën ishte kaq e emocionuar të vizitonte statujat e idhujve të saj.

“Udhëtimi im i parë tek Madame Tussauds në 2004-ën kur familja ime erdhi nga Prishtina për të më vizituar.”

Vogëlushja Dua teksa pozon krah Jennifer Lopez, Julia Roberts e shumë VIP-ave të tjerë, pa e imagjinuar se 15 vite më vonë, do të kthehej vetë në frymëzim.
Shtuar më 16/02/2019, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori