Suprizat e veçanta në dasmën e Turit dhe Orindës (VIDEO)
Orinda Huta u shfaq në dasmë si një nuse shumë e thjeshtë dhe e ëmbël.

Ajo dukej përrallore dhe Turi nuk u përmbajti dot lotët në momentin që ajo hyri përkrah babait të saj.

Dasma nisi me premtimin e çiftit në altar, ndërsa edhe pistën e kërcimit sigurisht që e hapën ata të parët. Të ftuar ishin personalitete nga bota e televizonit, e jetës publike e politikës.

Atmosferën e ndezi zëri i Aurela Gaçes e më vonë edhe DJ Vin Veli.

Në një moment Turi i dedikoi Orindës një këngë surprizë, teksa i drejtohej me vargjet “Të dua sa të jetë jeta”. Aty nusja u përlot.

I ftuar tjetër special i mbrëmjes ishte Aleksander Gjoka, Kozma Dushi dhe shume kengetare koleg te tyre qe kenduan. Një moment special u shënua mbrëmjen e djeshme teksa Ardit Gjebrea pas shumë vitesh ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar disa nga këngët e repertorit të tij për një moment i shoqëruar edhe nga vajza e tij e vogël Ana.

Në dasmën e Turit dhe Orindës, të gjithë u emocionuan dhe i kërkuan Arditit ti rikthehet sërish muzikës.

Një moment tjetër që nuk kalon pa vëmendje ishte edhe kur në pistën e kërcimit sëbashku me Orindën dhe Turin u ngrit edhe kryebashkiaku Erion Veliaj me bashkëshorten e tij.

Duket se kjo dasmë ka pasur shumë surpriza dhe dashuria 10 vjeçare e çifit u kurorëzua më në fund në një natë magjike si ajo e mbrëmshmja. /albeu.com/






Shtuar më 28/07/2017, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori