Vjedhja e BSH, Prokuroria heton pasurinë e të arrestuarve
Pëlqej
Mesditën e sotme, Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë detaje sa i takon hetimeve për vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë dy javë më parë. Pas vendosjes së masës “arrest me burg” për 10 persona, të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e 7.13 milionë dollarë, veprimet hetimore janë vendosur në katër çështje kryesore.

Sipas Prokurorisë, do të kryhen hetime për verifikimin e plotë të mekanizmit të vjedhjes së thesarit në BSH. Jo vetëm kaq, por veprimet hetimore vijojnë në verifikimin e destinacionit të shumës së parave të vjedhura.

Ndër të tjera mësohet se Prokuroria do të kryejë edhe një hetim pasuror të personave të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori