Një supergrabitje ndodhi në datën 9 prillit 2019 në aeroportin e Rinasit ku dyshohet të jenë marrë rreth 10 milionë euro.
Të
arrestuarit për
grabitjen vendosen sot përballë krimeve të rëndë pasi kanë kërkuar ndryshim për masën e sigurisë së vendosur kundrejt tyre.
Po ashtu do të jetë prokuroria e cila do ti paraqesë gjykatës nëse përgjatë këtyre dy muajve hetimet kanë mundur të sigurojnë prova të reja ose jo për anëtarët e këtij grupi kriminal.
Për
grabitjen e ndodhur më 9 Prill në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir
Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan
Kanaci ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj.
Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo
Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.
Shtuar më 15/07/2019,
ora 11:28