Superaksioni për prerjen e pemëve, policia "fundos" biznesmenët e paligjshëm (VIDEO)
Drejtoria Vendore e Policisë
Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit kanë arritur të parandalojnë prerjen e paligjshme të pyjeve.
Në kuadër të planit të masave po zhvillohet operacioni "Alpet", i cili ka nisur që prej fillimit të muajit shtator 2019.
Sekuestrohen 200 m3 lëndë
drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin
lëndën
drusore.
Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP
Shkodër, janë sekeustruar dhe 30 m3 lëndë
drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë
Shkodër e Malësisë së Madhe.
Drejtoria Vendore e Policisë
Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkoder, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.
Në këtë kuadër, që prej fillimit të muajit shtator po vijon operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” mes Drejtorisë Vendore të Policisë
Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) Qarku
Shkodër.
Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë
drusore.
Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë
drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia
Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.
Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.
Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.
Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
🚫 STOP prerjes së paligjshme në pyje!
🚫 STOP informalitetit!
🚫 0 Tolerancë ndaj shkelësve të Ligjit!
Shtuar më 24/10/2019,
ora 09:33