Super modelja bëhet miliarderja më e re në botë (FOTO LAJM)

Është e dukshme që modelingu sjell mjaft të ardhura nëpër botë por Kylie Jenner ka thyer çdo rekord pasi ajo u zgjodh miliarderja më e re në moshë e të gjithë kohërave duke ja kaluar kështu ideatorit të ‘Facebook’, Mark Zuckerberg, shkruan Albeu.com

21 vjeçares i’u dha më në fund titulli pas shumë muajve spekulime nga revista ‘Forbes’ pasi zbuluan listën vjetore të miliarderëve.
Ajo ka grumbulluar një vlerë personale neto prej 1 miliardë dollarë përmes linjës së saj të kozmetikës të quajtur ‘Kylie Cosmetics’.

‘Është fuqia e rrjeteve sociale.Kisha ndikim të madh tek njerëzit kur nisa këtë linjë kështu arrita shumë.”-tha modelja për këtë revistë.

Kylie është në kulmin e karrierës së saj dhe duket shumë e lumtur pasi që në këtë moshë ajo ka arritur edhe të bëhet nënë. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori