Lopa i pret rrugën, aksidentohet rëndë drejtuesi i motorit në aksin Lezhë-Balldre, niset drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në në aksin rrugor Lezhë-Balldre.

Një person ka mbetur i plagosur është është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur për shkak se një lopë ka dalë në rrugë dhe në tentativë për ta shmangur, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Mungesa e mbrojtësve të rrugës bën që rrugët që përshkojnë Lezhën të vijojnë të mbajnë emërtimin si rruga e “vdekjes”!/Albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 10:53