Sulmuan KZAZ-në në Tropojë, arrestohen 13 persona
Rreth 13 persona janë ndaluar në Tropojë, pas tensioneve të krijuara paraditen e sotme duke hyrë në KZAZ-në numër 9 duke larguar materialet zgjedhore.

Lajmin e bën me dije kreu i Partisë Demokratike për Tropojën, Xhevdet Hoxha i cili shprehet se 13 shtetasit e ndaluar nga policia ndodhen tashmë në ambientet e komisariatit të Tropojës.

Sipas Hoxhës, forca të shumta policie kanë zbarkuar në qytetin e Bajram Currit dhe fshatrat përreth duke vijuar punën e soj për ndalimin e të tjerë personave.

Kujtojmë se, disa persona kanë hyrë në mjediset e KZAZ-së numër 9 duke marrë materialet zgjedhore, kur një turmë me dhjetra banorë nën thirrjet “Rama ik”, po protestonin ditën e sotme në mbështetje të vendimit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve.
Shtuar më 18/06/2019, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori