Dy persona në motoçikletë kanë sulmuar me granatë dore postbllokun policor para Ambasadës franceze në Athinë. Incidenti ka ndodhur sot herët në mëngjes sipas medieve vendase dhe policia është në kërkim të sulmuesve. Mësohet se njëri prej
policëve është lënduar lehtë.
Një nga rrugët qendrore të
Athinës është mbyllur.
Autoritetet kanë ndërmarrë menjëherë kontrollimin e xhirimeve të kamerat e sigurisë në rrugë dhe ndërtesat përreth, si dhe dëshmitë e
policëve, të cilët gjendeshin përballë hyrjes së Parlamentit Grek./Albeu.com/
Shtuar më 10/11/2016,
ora 10:02