Sulmohet konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë nga huliganë serbë
Sot në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e RepublikësKosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai me këtë rast ka dënuar këtë veprim qyqar që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.

“Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë, e cila ende nuk dëshiron të kuptojë se që 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës. E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër RepublikësKosovës”, ka thënë Pacolli.
Shtuar më 14/08/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori