Postimi i Tunës për festat kombëtare ishte i pazakontë (FOTO LAJM)

Dje dhe sot, Instagrami i secilit nga ne është “ngjyrosur” kuqezi, për shkak të festave tona.

Thuajse të gjithë artistët, uruan në mënyrën e tyre shqiptarët. Disa publikuan këngë e të tjerë të paktën një fotografi me veshje apo simbole me motive patriotike.

Mirëpo, ndryshe nga gjithë të tjerët, ishte postimi i Tuna Sejdiut.

Këngëtarja postoi një foto të Isa Boletinit, krahas të cilës shkroi me humor: “Ma shumë jeni lodhë tuj urue se na tuj luftue – Isë Boletini”.

Mbase ky është edhe një “thumb” për kolegët, ose për të gjithë ata që uruan në rrjetet e tyre sociale festat.


Shtuar 29.11.2021 11:32