Sulmi në Shën Peterburg, dalin pamjet e tmerrshme të shpërthimit (VIDEO)

12 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur është bilanci tragjik i sulmit të djeshëm në një tren në Shën Petërsburgut në Rusi.

Autoritetet ruse e kanë cilësuar shpërthimin në trenin që po udhëtonte nga Sennay Ploshchad në Sadovaya si një sulm terrorist.

Mësohet se sulmi ndodhi për shkak se një burrë rreth të dyzetave kishte vendosur një çantë me eksploziv në të duke e shpërthyer ndërkohë që mjeti ishte duke ecur, përcjell Albeu.com.

Gjatë ditës së djeshme, ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, i cili kishte thënë se nuk përjashtohet as mundësia e një sulmi terrorist.

Fill pas ngjarjes, në rrjetet sociale kanë dalë videot që tregojnë momentin e shpërthimit./Albeu.com/


Shtuar më 04/04/2017, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori