Sulmi ndaj Murrizit për birra dhe shkarkimi i Hajdarit, reagon Gjuzi
Ditën djeshme deputeti Myslym Murrizi u fotografua teksa pinte birra me Mimi Kodhelin.

Kaq mjaftoi që fotoja të komentohet derisa më pas erdhi një reagim nga vetë Murrizi.

Pas kësaj, ndodhia e ditës ishte shkarkimi i rudina Hajdarit. Ditën e sotme, Kryetari i ri i grupit demokrat në Parlamentar, Korab Lita ka shpjeguar se Hajdarit i është kërkuar të largohet si kryetare Grupi pasi ka zhgënjyer besimin e deputetëve pjesëtare të këtij grupimi parlamentare.

Lidhur me këto dy ngjarj, ka reaguar deputeti Kujtim Gjuzi i cili thotë se të gjitha këto janë forca të fshehta kriminale që kërkojnë që të përçajnë opozitën parlamentare, të cilën nuk preferon që ta quajë aspak të re.

“Zoti Murrizi ishte në një moment relaksi në Londër nxjerrin një foto të tij me zonjë Kodheli duke pirë birrë për ta sulmuar atë. Të tjerët, me në krye PD-në, sjellin një tjetër lajm që zonja Hajdari nuk është më kryetare e grupit parlamentar demokrat. Këta janë grupe kriminale që kanë marrë peng të djathtën për 30 vite.

Ne jemi të gatshëm tiu themi të gjithë shqiptarëve se zonja Hajdari është një zonjë e nderuar dhe është një qytetare shqiptaro ameriane.

Myslim Murrizi vjen nga një familje me bazë të fortë te Balli Kombëtar por ai ka qendruar në Kuvend dhe nuk e ka braktisur atë. Unë ju them ndal atyre politikanëve që kanë përgjakur vendin, mjaft më me makinacione”, u shpreh Gjuzi.



Shtuar më 15/10/2019, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori