Makina e analistit Fatos
Lubonja është sulmuar disa ditë më parë, konkretisht më datë 1 korrik.
Mësohet se
sulmi ka ndodhur gjatë ditës, në prani të disa kalimtarëve, të cilët e kanë ndjekur të gjithë skenën.
Njofitmi i Policise:
Në pergjigje të zhurmës mediatike që po bëhet për dëmtimin e xhamit të automjetit të
zotit F.
Lubonja,
Policia e Shtetit sqaron:
Më datën 1 korrik 2019, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas marrjes së një njoftimi, u vunë në ndjekje të një personi që po kërcënonte me mjete
prerëse disa kalimtarë. Në tentativë për t’u larguar, shtetasi A.H. theu me sende të forta xhamin e një mjeti të parkuar në hyrje të pallatit ku banonte. Agjentët arrestuan 50 vjeçarin, nga Tirana.
Ndaj tij bëri kallëzim për dhunë në familje edhe bashkëshortja, e cila deklaroi se ai vuante prej disa vitesh nga shëndeti mendor.
Për dëmtimin e mjetit bëri kallëzim shtetasi A.L, vëllai i
zotit F.
Lubonja, i cili deklaroi se ishte përdoruesi faktik i automjetit, se agresorin e kishte fqinj dhe se ky i fundit kishte shfaqur probleme mendore.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ”Dhunë në familje“, “Kanosje”, “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtje pa leje të mjeteve
prerëse, të dyshuara si armë të ftohta”.
Me këtë rast,
Policia e Shtetit hedh poshtë si të pavërteta dhe dashakeqe të gjitha insinuatat e bëra në drejtim të punës së saj, e cila, edhe në këtë rast, ka qenë plotësisht profesionale.
Shtuar më 07/07/2019,
ora 19:46