Sulmi ndaj KZAZ-së në Kavajë, arrestohen 5 persona
Mbrëmjen e djeshme qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë KZAZ-së në Kavajë duke kërkuar që të të nxjerrin nga aty materialet zgjedhore.

Si paasojë u desh ndërhyrja e policisë të cilët u përplasën me militantët e Partisë Socialiste.

Ndërkohë sot janë arrestuar pesë persona, 2 prej të cilëve punonjës të Bashiksë Kavajë.

Sipas raportimeve, gazi i hedhur nga Policia ka qenë aq i fortë, sa ka hyrë edhe në pallatet përreth.

Banorë të këtyre pallatave thonë se për shkak të këtij gazilatosjellës janë detyruar të mbyllin dritaret e banesave
Shtuar më 20/06/2019, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori